Një person i armatosur ka vrarë dy persona dhe plagosi pesë të tjerë në një studio yoga në Florida të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë së Tallahassee, Michael DeLeo, në një deklaratë për gazetarët është shprehur se mbrëmë një person i armatosur ka bastisur studion e Yogas e cila ndodhet në një qendër tregtare dhe ka hapur zjarr përreth.
Bëhet fjalë për 40 vjeçarin Scott Paul Beierle, i cili pas vrasjes së dyfishtë, kreu vetëvrasje.
Siç bëhet e ditur, viktimat janë 61 vjeçarja Nancy Van Vessem, shefe në entin “Capital Health Plan”, dhe 21 vjeçarja Maura Binkle.
Nga enti thonë se Nancy ka qenë forca vizionare e tyre, e cila është kujdesur për mijëra familje në komunitet.
“Zemrat tona janë të mbushura me pikëllim dhe lutje. Ishim të bekuar që kishim pranë vetes Nensin”, thuhet në njoftim.