Sulm me armë në një restorant në SHBA, të paktën 22 të vdekur

Të paktën 22 persona thuhet se janë vrarë pas të shtënave në shtetin amerikan të Maine, ndërsa autori i dyshuar – një instruktor i armëve të zjarrit – është ende i lirë.

Autoritetet në Lewiston paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura.

Një burim policor i tha NBC News se të paktën 22 persona janë vrarë dhe rreth 50-60 të plagosur, gjë që do ta bënte ngjarjen si më vdekjeprurësen në SHBA këtë vit.

Policia ka publikuar imazhet e një burri me një pushkë të stilit ushtarak në një rrugicë dhe tha se ata po kërkojnë për Robert Card “të armatosur dhe të rrezikshëm”.

40-vjeçari punonte si instruktor i armëve të zjarrit të ushtrisë dhe kohët e fundit kaloi kohë në një institucion të shëndetit mendor pasi kishte dëgjuar zëra, sipas një njoftimi të brendshëm të policisë.

Policia tha se të shtënat ndodhën rreth orës 19:00 të së mërkurës në Schemengees Bar and Grille dhe Sparetime Recreation, një rrugicë bowling – të cilat ndodhen rreth katër milje larg njëra-tjetrës.