Sulm i armatosur në SHBA, të paktën një i vdekur

Të paktën një polic ka humbur jetën ndërsa 6 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në Karolinën e Jugut të SHBA-ve

Të paktën një polic ka humbur jetën ndërsa 6 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në Karolinën e Jugut të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave të Rajonit Florence në Karolinën e Jugut, njoftoi se ka ndodhur një sulm i armatosur në një bllok banimi luksoz të quajtur Vintage Place.

Zëdhënësi i Zyrës së Sherifit të Florences, Mike Nunn, deklaroi se policët dhe ndihmësit e shefit kanë hyrë në një shtëpi me urdhër për bastisje ndërsa pronari i shtëpisë ka hapur zjarr mbi to.

Ai tha se sulmuesi i ka marrë peng fëmijët në shtëpi dhe ka rezistuar rreth 2 orë ndërsa nga 7 policë të plagosur në incident njëri ka humbur jetën.

Trajtimi mjekësor i 6 policëve vazhdon ndërsa sulmuesi është arrestuar.

Lidhur me këtë incident reaguan guvernatori i Kalifornisë së Jugut Henry McMaster dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump nëpërmjet llogarive të tyre në Twitter.