Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, tha se bombardimet nga forcat e regjimit të Bashar al Assadit të mbështetura nga Rusia kanë shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 300.000 personave në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Turqia asnjëherë nuk do të braktisë vendet e saj fqinje, tha Soylu në Ankara, duke shtuar se Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke kanë ndihmuar shumë prej të prekurve.
Soylu theksoi se Turqia vazhdon me përpjekjet intensive për të ndihmuar të gjithë personat e zhvendosur me organizatat e qeveritare dhe joqeveritare.
Ai tha se Turqia asnjëherë nuk do t’i linte fëmijët sirianë në bombardime dhe vdekje.
Soylu gjithashtu theksoi rëndësinë e Turqisë për Lindjen e Mesme, duke theksuar: “Përderisa Turqia ka paqe dhe stabilitet, rajoni do të ketë paqe dhe stabilitet”.
Më 20 dhjetor regjimi i Asadit dhe aleatët e tij nisën një fushatë ushtarake kryesisht në qytetet Maarat Al-Numan and Saraqib, si dhe në zonat rurale përreth, duke marrë nën kontroll 35 zona të banuara.
Sulmet ajrore në rajon u ndalën pas vizitës së një delegacioni turk të udhëhequr nga Zv/ministri i Jashtëm Sedat Önal në Moskë më 23 dhjetor.
Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.
Që atëherë, më shumë se 1.600 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi dhe forcat ruse në zonën e deeskalimit ndërsa armëpushimi vazhdon të shkelet.
Mbi një milion sirianë kanë lëvizur në afërsi të kufirit turk për shkak të sulmeve intensive në vitin 2019.
Sipas Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare dhe Opozitare Siriane, në provincën Idlib jetojnë rreth tre milionë civilë, 75 për qind prej të cilëve janë gra dhe fëmijë.