Süleyman Soylu: I arratisuri i FETO-s ndodeht në Gjermani

“Është e njohur se kohë më parë qëndroi në Gjermani. Nuk mund të flasim mbi atë nëse diku ka udhëtuar. Informacioni i mëhershëm nga Gjermania është i saktë”

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu sot në Stamboll deklaroi se informacioni që më herët u paraqit lidhur me qëndrimin e të arratisurit të FETO-s, Adil Öksüz në Gjermani është i konfirmuar.

“Është e njohur se kohë më parë qëndroi në Gjermani. Nuk mund të flasim mbi atë nëse diku ka udhëtuar. Informacioni i mëhershëm nga Gjermania është i saktë”, tha Soylu për “Anadolu Agency”.