Suksesi elektoral i Erdoganit zë vend të gjerë në median e Azisë

Rezultatet jozyrtare të Zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi bënë jehonë të gjerë në median aziatike.

Rezultatet jozyrtare të Zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi bënë jehonë të gjerë në median aziatike.

Kina

Agjencia kineze e lajmeve, “Xinhua” publikoi lajmin me titull “Fitore e mprehtë e Erdoganit në zgjedhjet kritike” ku bëri të ditur se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ( Recep Tayyip Erdoğan)  në turin e parë mori më shumë vota nga se parashikonin anketat.

Edhe gazeta “Global Times“, i organit mediatik zyrtar të Partisë Komuniste të Kinës dha rezultatet e zgjedhjeve në Turqi në lajmin me titull “Erdogani dhe aleanca e tij fitoi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”.

Japonia

Edhe agjencia e lajmeve “Kyodo” publikoi lajmin me titull “Rexhep Tajip Erdoan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi” dhe nënvizoi se Presidenti Erdoan është në pozitë që nga viti 2003.

Kanali televiziv japonez, NHK përdori titullin “Rizgjedhja e Erdoanit me shumë mundësi do të ndikojë rajonin” dhe theksoi se Presidenti Erdoan udhëheq Turqinë prej 15 vjetësh.

Indonezia  

Agjencia indoneziane e lajmeve “Antara” në lidhje me zgjedhjet në Turqi publikoi lajmin me titull “Erdoani i suksesshëm në zgjedhjet presidenciale” ku tërhoqi vëmendjen se Presidenti Erdoan fitoi me 52,7% të votave.

Tajlanda

Gazeta “The Bangkok Post” nënvizoi se Presidenti Erdoan arriti një fitore të dyfishtë dhe zgjedhësit turq për herë të parë votuan edhe për presidentin edhe për parlamentin.

Malajzia

E përditshmja “The Star” publikoi lajmin me kryetitull “Erdoani mori shumicën në zgjedhje” ku shkroi se Presidenti Erdoan në zgjedhjet presidenciale mori më shumë se gjysmën e votave.

Singapor

Ditorja “The Strait Times” zhvillimet i përcolli për lexuesin me lajmin e publikuar nën titullin “Erdoani fitoi periudhën e dytë në presidencë”./TRT