Suedia mposht Meksikën, dhe kualifikohen që të dyja për në 1/8 e Kupës së Botës

Suedia ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Meksikës, duke kaluar në raundin me eliminim direkt të Botërorit “Rusi 2018”, ashtu si edhe Meksika që përfitoi nga humbja surprizë e Gjermanisë ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 2-0.

Skandinavët luajtën më mirë në gjysmën e parë duke krijuar më shumë raste, ndërsa Marcus Berg i pati mundësitë më të mira.

Augustinsson, Granqvist (11-metërsh) dhe autogoli i Alvarezit i dhanë fitoren nordikëve dhe biletën për 1/8 e finaleve.

Me këtë triumf, Suedia siguroi vendin e parë në Grupin F, me pikë të barabarta me Meksikën.

Në 1/8 e finales, skandinavët do të luajnë ndaj skuadrës që do të pozicionohet në vend të dytë në Grupin E. Në garë për kualifikim në atë grup janë Zvicra, Brazili dhe Serbia.

Nga vendi i dytë në Grupin F është kualifikuar Meksika, duke qenë se Koreja e Jugut e mposhti Gjermaninë duke e eliminuar nga Kampionati Botëror.