Suedia merr presidencën e radhës në KS-OKB

Ministrja e Jashtme, Wallström tha se shteti i saj do të ketë presidencën e radhës së këshillit nga 1 korriku deri më 1 gusht

 Suedia ka marrë presidencën njëmujore të radhës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallström ka thënë përmes një deklarate në ueb-faqen zyrtare të qeverisë se shteti i saj do të ketë presidencën e radhës së këshillit nga 1 korriku deri më 1 gusht.

Wallström ka theksuar se gjenden përballë problemeve në botë në një periudhë tejet të vështirë.

“Jemi duke jetuar në një botë ku shumë njerëz kanë probleme ose bëhen refugjatë. Gjatë presidencës sonë, ne do të nxjerrim në plan të parë të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Çështje kryesore në axhendë do të jenë problemet në Jemen, Siri dhe Mianmar”, ka thënë Wallström.