Stuhia paralizon Shqipërinë qendrore, shi, rrufe dhe erëra të forta

  • Një stuhi e fortë ka përfshirë aktualisht qytetet e Shqipërisë qendrore duke shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike si edhe kalimin në rrugë.

    Erërat e forta të shoqëruara me shi të dendur kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në Elbasan dhe më gjerë, ndërsa siç raportojnë lexues të Albeu.com, fshatra të këtij qarku janë aktualisht nën sundimin e erërave të forta dhe shiut të dendur.

    E njëjta situatë paraqitet edhe në Tiranë, Kavajë, Peqin dhe Rrogozhinë ku stuhia e fortë ka paralizuar jetën në këto qytete. /albeu.com