Shkencëtarët belg kanë konstatuar se mundësitë e të nxënit përderisa flenë janë të kufizuara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shkencëtarët e institutit ULB për neuroshkencë, kanë zbuluar se truri mund të përpunojë tinguj edhe gjatë kohës së gjumit, por se atëherë nuk mund t’i grupojë të njëjtit.
Ekipi i shkencëtarëve të cilin e kryesoi Philippe Peigneux, analizoi aktivitetet e trurit të të anketuarve me magnetoencefalografi (MEG).
Gjatë studimit janë regjistruar përgjigje në trurin e të anketuarve, por për disa tinguj të veçantë, megjithatë nuk është marrë një e dhënë për grupimin e tyre.
Studimi në fjalë është publikuar në magazinën “Scientific Reports”.