Studim nga Yale dhe Oxford: Paratë nuk janë çelësi i lumturisë

Çfarë e bën më të rëndësishëm aktivitetin fizik se statusi ekonomik? Në një studim nga Yale dhe Oxford, shkencëtarët mblodhën të dhëna rreth sjelljes fizike dhe gjendjes mendore të rreth 1.2 milionë amerikanëve.

Çfarë e bën më të rëndësishëm aktivitetin fizik se statusi ekonomik? Në një studim nga Yale dhe Oxford, shkencëtarët mblodhën të dhëna rreth sjelljes fizike dhe gjendjes mendore të rreth 1.2 milionë amerikanëve.

Pjesëmarrësve iu kërkua t’i përgjigjen kësaj pyetjeje: “Sa herë keni ndjerë luhajte emocionale në 30 ditët e fundit, për shembull, stres, depresion apo probleme emocionale?

Pjesëmarrësve gjithashtu iu kërkua të përgjigjen për të ardhurat e tyre dhe aktivitetin fizik. Ata duhet të zgjidhnin nga 75 lloje aktivitetesh, nga kujdesi për fëmijët, punët e shtëpisë dhe deri të ngritja e peshave, çiklizmi dhe vrapi.

Ata që janë më aktivë janë më të lumtur

Shkencëtarët zbuluan se, ata që ushtroheshin rregullisht ndiheshin keq rreth 35 ditë në vit, pjesëmarrësit joaktiv ndiheshin keq vetëm 18 ditë më shumë mesatarisht.

Hulumtuesit zbuluan se njerëzit aktiv ndihen njësoj si ata që nuk merren me sporte, por fitojnë rreth 25,000 dollarë më shumë në vit.

Duhet të fitosh më shumë që të ardhurat e tua të të japin të njëjtën lumturi si sporti. Por, kjo nuk do të thotë se sa më shumë të merresh me sport aq më i lumtur do të jesh.

Idealja, për të qenë të shëndetshëm dhe të lumtur, është stërvitja me 3-5 seanca në javë, secila 30 deri në 60 minuta.

Më shumë se kaq mund të sjellë një efekt të kundërt. Në fakt, shëndeti mendor i pjesëmarrësve që ushtrohen për më shumë se tre orë në ditë vuajnë më shumë se ata që nuk janë aktiv fizikisht.

Shkencëtarët gjithashtu kuptuan se disa sporte të caktuara që përfshijnë socializimin, mund të kenë një efekt më pozitiv në shëndetin tuaj mendor.