Studim: 5 rregullat e arta për një jetë të gjatë

Një studim i vitit 2018 në Universitetin e Harvardit ka gjetur pesë sjellje të përditshme që mund të zgjasin jetën e një personi deri në një dekadë më tepër.

Një studim i vitit 2018 në Universitetin e Harvardit ka gjetur pesë sjellje të përditshme që mund të zgjasin jetën e një personi deri në një dekadë më tepër.

Për të kryer studimin, kërkuesit kanë rregjistruar 34 vjet të dhëna mbi 78,000 gra dhe 27 vjet mbi më shumë se 44,000 burra.

Rezultatet treguan një korrelacion midis sjelljeve të shëndetshme dhe problemeve kardiovaskulare: Gratë dhe burrat të cilët kishin një stil jetese të shëndetshme, ishin 82% më pak të prirur për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe 65% më pak të prirur për të vdekur nga kanceri.

Studimi sugjeron se nëse ndiqni rregullisht këto pesë sjellje, jeta juaj mund të zgjatet me 10 vite ose më shumë:

  1. Mbani një dietë të shëndetshme

Nuk është aq e lehtë sa duket. Sidomos nëse keni angazhime pune, familjare dhe sociale. Mund të jetë tunduese të rrëmbeni një ushqim të vogël fast-foodi në pushimin e drekës.

Dietat e dobëta mund të sjellin probleme si presion i lartë i gjakut dhe diabetin. Një dietë e mirë, sipas kërkuesve, përmban ushqime të përpunuara minimalisht, fruta dhe perime, fruta të thata, si dhe pdo burim natyral të proteinave.

  1. Bëni ushtrime çdo ditë

Është absolutisht esenciale të ndani çdo ditë pak kohë për ushtrime. Edhe liderët më të suksesshëm të biznesit, si Oprah Winfrey, Sheryl Sandberg dhe Bill Gates, bëjnë ushtrime fizike çdo ditë.

  1. Mbani peshën e duhur

Sipas studim të Harvard, “kontrolli i peshës redukton dukshëm riskun e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit të gjjrit”.

  1. Mos pini alkol

Ndoshta është e vështirë për disa që ti shamngen alkolit. Por alkoli mund të rrisë rrezikun e disa kancereve, si psh të gjirit, zorrës së trashë, ezofagut.

Nëse shamgia e alkolit ju duket si diçka e vështirë, ju sjellim shembullin e 88-vjeçarit miliarder, Warren Buffett, i cili nuk vë kurrë alkool në gojë.

  1. Mos pini duhan

Risku i shëndetit nga pirja e duhanit janë bërë të ditura, dhe janë bërë përpjekje të vazhdueshme për ti paralajmëruar njerëzit rreth efekteve negative të tij.

Presidenti Barack Obama ishte një lider i suksesshëm i cili ndaloi pirjen e duhanit që në vitin 2017. /E Përditshmja