Stoltenberg thirrje të gjithë liderëve “për të kapur këtë rast historik”

“E përshëndes votën “për” të referendumit në Maqedoni, urgjentisht u bëj thirrje të gjithë liderëve dhe partive të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme për të kapur këtë rast historik”, shkroi Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg komentoi referendumin në Maqedoni, duke përsëritur se dyert e Aleancës mbeten të hapura, porse të gjitha procedurat nacionale doemos duhet të kryhen paraprakishtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“E përshëndes votën “për” në referendumin në Maqedoni, urgjentisht u bëj thirrje të gjithë liderëve dhe partive të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme për të kapur këtë rast historik”, shkroi Stoltenberg në rrjetin social Twitter.

Referendumi u mbajt pas Marrëveshjes së qershorit midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parashikon ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore si kusht kryesor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.