Stamboll, holandezes në aeroport i gjetën 5 kg kokainë

Policia nën rrobat e saj gjeti kokainën në pako të ngjitur për trupin e shtetases holandeze

Policia e Turqisë sekuestroi më shumë se 5 kilogramë kokainë në një operacion kundër drogës në aeroportin Ataturk në Stamboll, tha sot një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i policisë kundër narkotikëve ndoqi pasagjeren holandeze 27-vjeçare, e cila udhëtoi me një fluturim çarter nga Sao Paulo i Brazilit, tha një burim i cili kërkoi të mbetet anonim.

Policia nën rrobat e saj gjeti kokainën në pako të ngjitur për trupin e saj.

Më pas u konstatua se e dyshuara me inicialet N.M.M. u përpoq të kontrabandonte 5,385 kilogramë kokainë.

E dyshuara u ndalua me akuzën për trafik droge.