Stamboll, ekspozohet për herë të parë makina elektrike turke

Makina kombëtare turke mund të përshkojë 400 km rrugë pasi ngarkohet me elektrik për 1 orë në stacionet e posaçme të karikimit...

Makina elektrike e parë e Turqisë u ekspozua të enjten e në Stamboll.

Automobili elektrik i parë i prodhuar në Turqi, i cili u ekspozua në premierën e organizuar në Panairin 3. të Kërkim-Zhvillimit dhe Inovacionit, në Sallën e Kongreseve “Lutfi Kirdar” të Stambollit, mori pëlqimin e të gjitha autoriteteve dhe të pranishmëve.yerli elektrikli otomobil 03.jpg

“Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm, dizajni mekanik, e gjithë shasija dhe karroceria, i tërë motori, moduli i drejtimit të motorit, pajisjet elektronike, të gjitha njësitë e kontrollit dhe softuerët janë prodhim vendor, janë që të tëra kombëtare, janë tonat”, ka deklaruar prodhuesi i makinës, dr. Gursel Guzel, sipas gazetës turke “Hurriyet”.

Në fazën 5-vjeçare të kërkim-zhvillimit (r&d) për këtë makinë elektrike, e cila pritet të dalë në shitje brenda një kohe të shkurtër, janë shpenzuar 6,5 milionë dollarë.yerli elektrikli otomobil.jpeg

Makina kombëtare turke mund të përshkojë 400 km rrugë pasi ngarkohet me elektrik për 1 orë në stacionet e posaçme të karikimit.