Spartak Ngjela: Ndërrimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë, i pamundur

Ngjela tha se Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka kompetenca për të drejtuar dialogun dhe të zhvilloj bisedime, sepse Kosova është Republikë Parlamentare.

Në debatin e organizuar nga një kolegj privat në Prishtinë me temën “Çështja e kufijve të Kosovës”, avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, tha se ndërrimi i kufijve të Kosovës me Serbinë juridikisht është i pamundur. Në debat, ai tha se është një fuqi e madhe që ka interes në tokat shqiptare.

Ngjela tha se Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka kompetenca për të drejtuar dialogun dhe të zhvilloj bisedime, sepse Kosova është Republikë Parlamentare.

Kryetari i Komisionit për Shënjimin e Vijës Kufitare, Shpejtim Bulliqi, tha se hapja e temës së korrigjimit të kufijve tani, nuk është bërë në momentin e duhur, pasi Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën./TRT