Spanjollët kalojnë japonezët, thyejnë rekordin e jetëgjatësisë

Më parë shifrat tregonin se gjatësia e jetesës ishte më e lartë në Japoni, por tashmë rekordi i përket Spanjës.

Më parë shifrat tregonin se gjatësia e jetesës ishte më e lartë në Japoni, por tashmë rekordi i përket Spanjës.

Sipas një studimi, në vitin 2040 pritet që mesatarja e jetëgjatësisë në Spanjë të jetë mbi 85 vjeç.

Sipas hulumtuesve, arsyeja për këtë jetëgjatësi, është mënyra e të ushqyerit.

Ata mendojnë se dieta mesdhetare, e cila është konsumi i më shumë frutave dhe peshkut, ka një rol të rëndësishëm në procesin jetësor.

Studiuesit bëjnë të ditur se ushqimi në një mënyrë të vetme ul cilësinë e jetesës.

Sekreti i jetës cilësore dhe të gjatë është ushqyerja në mënyrë të drejtë dhe ekuilibruar.

Specialistët bëjnë të ditur se krahas ushqimit të shëndetshëm, një rëndësi të madhe kanë edhe aktivitetet fizike./TRT