Spanja do të krijojë regjistër të gjithë atyre që nuk vaksinohen

Në një intervistë me televizionin La Sexta të hënën, Illa theksoi se vaksinimi nuk do të ishte i detyrueshëm.

Spanja do të krijojë një regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit dhe ta ndajnë atë me kombet e tjera të Bashkimit Europian, ka thënë ministri i shëndetësisë. Salvador Illa tha se lista nuk do të bëhet e arritshme për publikun ose për punëdhënësit. Ai tha se mënyra për të mposhtur virusin ishte “të vaksinohemi të gjithë, sa më shumë aq më mirë”. Spanja ka qenë një nga vendet në Europë më e prekur nga virusi.

Aktualisht është duke përgatitur vaksinën Pfizer-BioNTech e cila u miratua për vendet anëtare të BE javën e kaluar. Në një intervistë me televizionin La Sexta të hënën, Illa theksoi se vaksinimi nuk do të ishte i detyrueshëm.

“Ajo që do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë europianë … të atyre njerëzve të cilëve u është ofruar dhe thjesht e kanë refuzuar atë,” tha ai. “Nuk është një dokument i cili do të bëhet publik dhe do të bëhet me respektin maksimal për mbrojtjen e të dhënave.”

Ai shtoi: “Njerëzve të cilëve u ofrohet një terapi që ata e refuzojnë për ndonjë arsye, do të shënohet në regjistër … që nuk ka asnjë gabim në sistem, për të mos i dhënë këtij personi mundësinë e vaksinimit”.

Sipas një sondazhi të fundit, numri i qytetarëve spanjollë që kanë thënë se nuk do të marrin vaksinën ka rënë në 28% nga 47% në nëntor. Në komente të tjera të hënën, Illa tha se njerëzit do të kontaktohen nga autoritetet rajonale kur të jetë radha e tyre për t’u vaksinaur.

“Njerëzit që vendosin të mos vaksinohen, gjë që ne mendojmë se është një gabim, janë brenda të drejtave të tyre,” u tha ai gazetarëve. “Ne do të përpiqemi të zgjidhim dyshimet. Bërja e vaksinimit shpëton jetë, është rruga për të dalë nga kjo pandemi.”

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në Spanjë u rrit mbi 50,000 të hënën. Vendi ka regjistruar më shumë se 1.8 milion infeksione gjatë pandemisë. Spanja është nën një shtetrrethim mbarëkombëtar, midis 23:00 dhe 06:00, deri në fillim të majit. Njerëzit lejohen të dalin vetëm në atë periudhë për të shkuar në punë, për të blerë ilaçe ose për t’u kujdesur për të moshuarit ose fëmijët.

Udhëheqësit rajonalë mund të modifikojnë kohën e ndalimit të orarit dhe gjithashtu mund të mbyllin kufijtë rajonalë për udhëtime. (BBC)