SPAK megaoperacion në 3 qytete, dhjetëra të arrestuar, midis tyre policë

Një megaoperacion është duke u zhvilluar nga ana e SPAK në disa qytete të vendit.

Operacioni është shtrirë në Elbasan, Durrës e Tiranë për goditjen e grupeve kriminale.

Në qytetin e Elbasanit janë arrestuar të paktën 10 persona. Sipas burimeve në këtë qytet urdhër-arrestet janë lëshuar për llogari të një grupi kriminal mjaft të fuqishëm, që janë lakuar së fundmi për disa ngjarje kriminale.

Ndërkohë, janë lëshuar urdhër arrreste për Ervis Martinajn, Suel Çelën, Kamer Mehjan dhe Talo Çelën.

Mësohet se mes personave të arrestuar ka edhe efektivë policie që kanë ndihmuar personat në kërkim.