SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase më të rëndë sigurie për Sali Berishën.
Euronews Albania mëson se SPAK në letrën drejtuar Kuvendit ka kërkuar leje për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ose “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin.
Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet SPAK i është drejtuar Kuvendit ashpërsimin e masës së sigurisë.
Ndryshimi i masës vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e gjykatës.
Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Fillimisht ndaj tij gjykata caktoi amsën e sigurisë “Arrest me burg”, por më pas u ndryshua në “Arrest shtëpie”.
Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktoi fillimisht masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit dhe ndërtues i kompleksit të pallateve.
Ish-kryeministrit iu ndalua dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.
Duke qenë se ai refuzoi vendimin e Shkallëz së Parë për paraqitjen në shërbimin e provës në datata e caktuara gjatë muajit, SPAK i është drejtuar Kuvendit për shtrëngimin e masës së sigurisë.