SPAK bashkon në një kallëzimet e mazhorancës dhe opozitës, pritet të thërrasë Sinajn dhe Nallbatin

Kallëzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për incidentin mes deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledjon Nallbati në Kuvend, janë bashkuar në një të vetme nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se dy deputetët, Sinaj dhe Nallbati, do të thirren nga SPAK-u në orët në vijim.

Atyre do t’u kërkohet të kryejnë ekspertim mjeko – ligjor, për të provuar nëse kanë probleme shëndetësore që mund të kategorizohen për t’u hetuar.