Soylu: Kapet atentatori i DEASH-it për Turqinë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se atentatori i organizatës terroriste DEASH për Turqinë u kap gjatë një operacioni në qytetin Yalova

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se atentatori i organizatës terroriste DEASH për Turqinë u kap gjatë një operacioni në qytetin Yalova, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter, ministri Soylu deklaroi: “Në Yalova është krye një operacion i rëndësishëm kundër DEASH-it. U kap dhe u arrestua atentatori i DEASH-it për Turqinë. Operacioni përfundoi. Përgëzoj njësitë tona policore të anti-terrorizmit, të inteligjencës, policinë dhe prokurorinë e rajonit Yalova”.