Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesor të Arben Krajës, por që nuk ia dolën.
Kreu aktual i SPAK, Arben Kraja ka postuar në Twitter një foto me tre garuesit në garë për kreun e ri të SPAK.
“Suksese kandidatëve për Drejtues! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, shkruan Kraja.
Sot në orën 10:00 KLP ka njoftuar mbledhjen ku zgjidhet kreu i ri i SPAK në garën mes Adnan Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit.