Sot dita pa makina në Tiranë, rrugët ku ndalohet qarkullimi

Këtë të martë në Tiranë është dita pa makina. Bashkia e Tiranës ka vendosur që ditën e sotme të rikthejë këtë nisëm, kësaj here edhe për të kursyer karburantin dhe jo vetëm për çështje mjedisore.

Autoritetet lokale kanë organizuar disa aktivitete dhe për këtë arsye do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas planit, qarkullimi i automjeteve është i kufizuar nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në segmetet rrugore:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te ish-Hotel Dajti.
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
  • Segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, me drejtim daljeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.