Soreca largohet nga Shqipëria, transferohet në Bruksel

Diplomati italian erdhi në Tiranë në shtator të 2018-ës, duke pasur një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë.

soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca nuk do të shërbejë më në Tiranë duke filluar nga 1 prilli.

Soreca largohet nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Lajmi u konfirmua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Kjo lëvizje e Sorecës vjen pas gati 3 vite e 6 muaj shërbim në Shqipëri.

Diplomati italian erdhi në Tiranë në shtator të 2018-ës, duke pasur një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë.

Soreca pasoi në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë diplomaten kroate, Romana Vlahutin.

Përgjatë këtyre 42 muajve ai ishte shumë i përfshirë në çështjen e reformës në drejtësi, si luftën kundër krimit të organizuar.

Në dy vitet e fundit, Luigi Soreca u angazhua edhe në procesin e rindërtimit dhe fondet që ka dhënë Bashkimi Europian për këtë qëllim.