Solidarizimi/ NATO ul flamujt në gjysmë shtizë, Kosova shpall ditë zie

NATO ka ulur në shenjë respekti flamujt e Francës dhe Shqipërisë. E mërkura ditë zie në Kosovë...

NATO ka ulur në shenjë respekti flamujt e Francës dhe Shqipërisë.

“Flamujt e Aleatëve tanë Shqipëria dhe Francea janë në gjysmë shtizë jashtë Selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali. – në Selinë e NATO-s”, shkruan në Twitter.

Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.