Analisti Redi Shehu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Perëndimi e ka ngritur si mit i tmerrshëm presidentin turk Erdogan për çështje gjeopolitike.
Sipas tij, termat diktator dhe autokrat me të cilat përshkruhet Erdogan nuk qëndrojnë dhe këtë e tregoi më së miri balotazhi në zgjedhjet e fundit në Turqi.
“Konotacionet e tipit autokrat dhe diktator nuk qëndrojnë, sipas meje. Është futur termi si i mirëqenë, por janë dy sinonime që kanë të përbashkët kontrollin absolut të një shteti. Që nga koha që Erdogan ka marrë pushtetin, nuk e ka kontrolluar në mënyrë absolute shtetin. E shohim në balotazhin e fundit, në humbje të zgjedhje të 2015. Unë nuk njoh një diktator që kalon në balotazh. Miti i tmerrshëm është i ekzagjeruar dhe është ngritur nga Perëndimi për çështje gjeopolitike”, tha Shehu.