“Skifterat” kundër “çunave të Londrës”/ U kapën duke grabitur shtëpinë e barit në Angli, del videoja e dy shqiptarëve, Mandi Çela: Më vrisni po të doni, por…

Një grup të rinjsh nga Elbasani kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi bari në Angli, por janë kapur nga persona të tjerë shqiptarë, të cilët kishin në ruajtje shtëpinë. Pasi i kanë kapur, ata janë dhunuar, filmuar dhe më pas videot i kanë publikuar në Tik Tok.

Në video shihet merrja në pyetje e një personi të quajtur Igli, i cili tregon me detaje se kush e kishte orientuar për të grabitur.

Igli Fejzo shihet që është me sy të nxirë, ndërsa thotë se në atë shtëpi e kishte orientuar Mandi Çela.

Ky i fundit, shfaqet në video duke pranuar se është fajtor, ndërsa thotë “Më vrisni ja ku më keni”. Nga dhuna e ushtruar, Mandi Çelës, i kanë thyer edhe dhëmbët.