Skiatori 18-vjeçar përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Pekin

Kryesia e Federatës Shqiptare të Skive, me votim unanim përzgjodhi skiatorin Denni Xhepa, të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Pekin 2022.

Denni është vetëm 18 vjeç, por ai ndihet i privilegjuar që do të përfaqësojë Shqipërinë.

“Jam shumë i kënaqur, jam lindur këtu në Itali, por jam 100% shqiptar dhe i jam shumë falënderues Federatës Shqiptare për këtë mundësi dhe besimin që kanë për mua. Jam shumë i emocionuar, mezi po pres. Po është një sukses i madh për mua”, u shpreh ai për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.

Ndërsa, Kosova përfaqësohet nga Kiana Kryeziu në Lojërat Olimpike.

Kryeziu fitoi normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” dhe kështu bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti.

Normën olimpike Kryeziu e fitoi pasi u tregua e suksesshme në proven e fundit të mbajtura në Kronplatz të Italisë ku mori pikët e nevojshme.

Lojërat Olimpike Dimërore zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt.