Situata me Covid-19 në vend/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 29 infektime të reja në 24 orët e fundit

7 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë…

covid-19

7 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal.

Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 7 Janar 2023)

Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 499

Testime totale 2,021,996
Raste pozitive 332,907
Raste të shëruara 329,104
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Fier 19
Vlorë 12
Durrës. 11
Berat. 10
Gjirokastër. 9

Kukës. 3
Dibër. 2
Lezhë. 1
Shkodër 1
Korçë 1