“Sistemi S-400, çështje e sigurisë kombëtare për Turqinë”

"Në mënyrë të ngjashme, marrja në pyetje e Turqisë mbi programin F-35 është sikur marrja në pyetje e projekteve të përbashkëta të NATO-s dhe konceptit kolektiv të sigurisë”, tha Çelik

Zëdhënësi i partisë turke në pushtet, i asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, ka deklaruar se sigurimi i sistemeve mbrojtëse ruse S-400 është një çështje e sigurisë kombëtare për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në mënyrë të ngjashme, marrja në pyetje e Turqisë mbi programin F-35 është sikur marrja në pyetje e projekteve të përbashkëta të NATO-s dhe konceptit kolektiv i sigurisë”, u tha Çelik gazetarëve në Ankara.

Washingtoni ka penguar blerjen e Turqisë të sistemit S-400 dhe javën e kaluar pezulloi shpërndarjen e pjesëve dhe shërbimeve për avionët luftarakë F-35.

Zyrtarët e SHBA-ve kanë sugjeruar që Turqia të blej sistemin e raketave Patriot në vend të atij S-400, duke argumentuar se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe se do ta ekspozonte avionin F-35 ndaj nënshtrimit të mundshëm rus.

Turqia është përgjigjur se SHBA-të refuzuan për t’i shitur raketat Patriot, me çka u detyrua të kërkonte shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi një marrëveshje të mirë, duke përfshirë transferimet e teknologjisë.

“SHBA-të nuk duhet të kthejnë konkurrencën e tregut të armëve në një çështje të aleancës së NATO”, tha Çelik.

Duke folur për grushtin ushtarak në Sudan, Çelik tha se Turqia pret që kërkesat e popullit sudanez për demokracinë të përmbushen pa e zvarritur vendin në luftë civile.

Pas disa muajsh të protestave popullore, të enjten ushtria sudaneze tha se presidenti Omar al-Bashir, i cili ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989, dha dorëheqjen e tij.