Siri – Përurohet shkolla fillore e ndërtuar me ndihmën e Turqisë

Në shkollën fillore në provincën Azez në veri të Sirisë që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve dhe e cila është hapur me mbështetjen e Turqisë, do të vijojnë shkollimin afërsisht 500 nxënës.

Në shkollën fillore në provincën Azez në veri të Sirisë që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve dhe e cila është hapur me mbështetjen e Turqisë, do të vijojnë shkollimin afërsisht 500 nxënës.

Në kuadër të punimeve përgatitore për vitin e ri shkollor që filloi ditën e diel në këtë provincë, shkolla fillore “Osman Bin Affan” u përurua me një ceremoni.

Shkolla, e cila ishte dëmtuar nga sulmet e regjimit të Esadit dhe aleatëve të tij, u rindërtua nga ana e Prefekturës së Kilisit dhe Drejtorisë së Arsimit Kombëtar të Turqisë.

Në këtë shkollë, ku gjatë vitit të ri shkollor do të vijojnë mësimin afërsisht 500 nxënës, do të mundësohet shkollimi më i lehtë i fëmijëve sirianë.

Në ceremoninë e përurimit të shkollës në fjalë morën pjesë zëvendësprefekti i qytetit Kilis të Turqisë, Osman Ugurlu, Drejtori i Arsimit Kombëtar në Kilis, Muhammet Sahinkaya, koordinatori për arsim në zonën e spastruar nga terroristët me operacionin “Mburoja e Eufratit”, Mahmut Kesikminare, koordinatori për arsim i rajonit Azez, Mehmet Yasar Kurt, anëtarët e kuvendit vendor të Azezit dhe prindërit e nxënësve.

Ekipi i folklorit i fëmijëve nga Kilisi, që ishin pjesëmarrës në këtë program, organizuan një shfaqje me valle.

Në shkollat e hapura në zonën e “Mburojës së Eufratit” gjatë vitit të ri shkollor që filloi të dielen, do të shkollohen rreth 250 mijë nxënës, ndërsa për arsimimin e tyre janë angazhuar rreth 7 mijë e 500 mësimdhënës.