Siri – Banorët në Azez dhe Idlib manifestojnë në shenjë mbështetjeje ndaj Turqisë

Banorët e Azezit dhe Idlibit japin mbështetje të fortë ndaj Turqisë në operacionet e saj kundër regjimit.

Në rrethet Azez dhe Idlib tëSirisë u organizuan manifestimet në shenjë përkrahjeje ndaj Turqisë.

Me anë të protestave të organizuara në qytetit Ahtarin, që ndodhet në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit” të spastruar nga terrori nga Forcat e Armatosura të Turqisë, banorët protestuan kundër regjimit sirian.

Banorët, të cilët hodhën slogane përkrahjeje ndaj Turqisë, bënë lutje për dëshmorët dhe shprehën dashurinë e tyre ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Civilët në qendër të Idlibit në veriperëndim të Sirisë dhe ata që jetojnë në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”, i shprehën ngushëllime Turqisë, e cila ndodhet në Idlib në kuadër të Marrëveshjes së Astanës dhe Memorandumit të Mirëkuptimit të Soçit, dhe dhanë mbështetjen e tyre për operacionin “Mburoja e Pranverës”.

Banorët protestuan kundër Rusisë dhe Iranit, mbështetës të regjimit të Esadit duke mbajtur në duar parulla me mbishkrime në gjuhën turke dhe arabe, ku shkruhej: “Për herë të parë në 9 vjet nuk kemi frikë nga një avion në qiell”, “Ne mirëpresim ndërhyrjen turke”, “Varret tona ishin fqinje në Çanakala edhe në Idlib është përzier gjaku ynë”, “Ne dhe turqit jemi vëllezër në fe, histori, qytetërim dhe në njerëzim”.