Siri, 391 civilë të vrarë muajin e kaluar

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se muajin e kaluar në Siri janë vrarë 391 civilë, shumica prej tyre nga regjimi i Bashar al Asadit

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se muajin e kaluar në Siri janë vrarë 391 civilë, shumica prej tyre nga regjimi i Bashar al Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR në raportin e saj bën të ditur se gjatë muajit gusht në Siri janë vrarë 391 civilë, prej tyre 66 fëmijë dhe 37 gra.

Në raportin e rrjetit thuhet se regjimi i Asadit muajin e kaluar ka masakruar 239 civilë, prej tyre 13 fëmijë dhe 8 gra.

Në sulmet e forcave ruse, të cilat ofrojnë mbështetje ajrore për regjimin, muajin e kaluar kanë humbur jetën 36 civilë, prej tyre 20 fëmijë dhe 7 gra. Ndërsa organizata terroriste YPG/PKK ka vrarë 15 civilë, prej tyre 3 fëmijë dhe 3 gra.

Në raport thuhet se organizata terroriste DEASH ka vrarë 12 civilë, prej tyre 5 fëmijë dhe një grua, ndërsa opozitarët ushtarakë kanë vrarë një grua. Ndërkaq palët e paidentifikuara kanë vrarë 88 civilë, prej tyre 25 fëmijë dhe 17 gra.

– Për 8 muaj 6.036 civilë të vrarë

SNHR thotë se në periudhën janar-gusht të këtij viti janë vrarë 6.036 civilë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe gra dhe fëmijë.

Në janar janë vrarë 774 civilë, në shkurt 389, në mars 1.241, në prill 408, në maj 354, në qershor 593, në korrik 886 ndërsa në gusht 391 civilë.

Në raport bëhet thirrje për mbrojtjen e civilëve si dhe për gjykimin e përgjegjësve të këtyre vrasjeve.