Të paktën 17 civilë nga e njëjta familje kanë humbur jetën si rezultat i sulmeve ajrore të ndërmarrë nga koalicioni i kryesuar nga SHBA në rajonin Dejrizor në lindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet e besueshme lokale në Dejrizor, mësohet se forcat e koalicionit kanë kryer sulme ajrore në fshatin Elbubedran të komunës Suse në pjesën periferike të Dejrizorit, e cila ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste DEASH.
Burimet kanë theksuar 17 civilë shumica gra dhe fëmijë nga e njëjta familje kanë humbur jetën në sulme.
Rikujtohet se ditë më parë gjithashtu humbën jetën të paktën 20 civilë si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra nga forcat e koalicionit të në rajonet Keshme dhe pjesën qendrore Shiife në lindje të Dejrizorit, të cilat ndodhen në pushtimin e DEASH-it. Në këtë mënyrë, gjithsej 37 civilë kanë humbur jetën në 3 ditët e fundit si pasojë e sulmeve ajrore.
Situata në Dejrizor
Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-ve ka pushtuar rajonet lindore dhe ato periferike perëndimore të Dejrizorit të cilat ndodhen në Lindje të Eufratit. YPG/PKK e cila mbështetet nga ajri nga SHBA-ja dhe nga toka nga Franca që nga 11 shtator e deri tani synon që të largojë plotësisht DEASH-in nga Dejrizori.
Aktualisht DEASH-i ka nën kontroll qendrën e rajonit Hexhin, qendrat e rajoneve Shiife dhe Suse si dhe disa fshatra të lidhura me këto rajone.
Ndërsa në pjesën perëndimore të Dejrizorit ndodhen forcat e regjimit të Bashar al Asadit. Ndër të tjera bëhet e ditur se YPG/PKK ka nën pushtim rreth 28 për qind të territoreve të Sirisë.
Organizata terroriste DEASH vazhdon praninë në tre rajone në Siri, dhe ende ka nën pushtim 3.3 për qind të territoreve në Siri.