Sipas studimit, njerëzit e pasur nuk janë gjithmonë më të talentuarit

Nga Jeff Haden, editor kontribues në INC

Njerëzit më të mençur dhe më të talentuar pothuajse kurrë nuk arrijnë majat më të larta të suksesit.

Ne të gjithë shpresojmë që t’a arrijmë suksesin.

Pyesni çdo person tepër të suksesshëm se si ata u bënë të tillë dhe ju do të merrni përgjigje të ndryshme. Mark Kuban shpesh tregon për aftësitë e tij të shitjes. Steve Jobs lëvdonte fuqinë e besimit. Warren Buffett mendon se ndryshimi midis njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve me të vërtetë të suksesshëm është duke thënë “jo” për pothuajse çdo gjë.

Por një gjë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e tyre, është padyshim fati.

Edhe shkenca thotë kështu.

Studiuesit në Universitetin e Catania-s në Itali identifikuan një numër të aftësive dhe atributeve që mendoheshin si kritike për suksesin: talenti, inteligjenca, aftësitë, ndërmarrja e rrezikut, puna e vështirë, këmbëngulja, etj.

Por, çështja është se ka shumë njerëz të zgjuar dhe të talentuar.

Inteligjenca, aftësia dhe puna e vështirë me siguri do t’ju çojnë larg… por njerëzit më të suksesshëm nuk janë kurrë më të talentuarit.

Dhe njerëzit më pak të suksesshëm kurrë nuk janë më pak të talentuar.

Sepse fati luan një rol.

Ju mund të krijoni fatin tuaj

Talent, ekspertizë, vendosmëri, këmbëngulje: Aplikimi i këtyre cilësive do t’ju sigurojë një nivel të caktuar suksesi. Kjo është një gjë e mirë.

Por, nëse doni të shkoni më larg, do t’ju duhet pak fat. Dhe kjo është gjithashtu një gjë e mirë.

Më merrni mua si shembull: Unë jam një njeri mesatar. Unë gjithmonë do të përpiqem të jem më i mençur, më i kualifikuar, më i talentuar … por gjithashtu mund të punoj që të jem edhe më me fat.

Kur flasim për fatin, ajo që ka më shumë rëndësi është veprimi. Çfarë vendosni të bëni. Kë zgjidhni të takoni. Duke qenë në vendin e duhur, në kohën e duhur, duke takuar personin e duhur, duke reaguar ndaj një mundësie në mënyrën e duhur … nuk është krejtësisht fat.

Sepse nuk mund t’a kontrolloni atë që ju ndodh.

Por gjithmonë mund t’a kontrolloni se si mendoni, veproni dhe reagoni. /Business Magazine