Sipas studimit, fëmijët e moshave nën 5 vjeç janë të varur nga interneti

Fëmijët e moshës 5 vjeç e poshtë janë të dhënë pas internetit në një masë që mund të dëmtojë shëndetin e tyre mendor.

Fëmijët e moshës 5 vjeç e poshtë janë të dhënë pas internetit në një masë që mund të dëmtojë shëndetin e tyre mendor.

Që nga mosha 2 vjeç, fëmijët po mësojnë të aksesojnë uebsajtet, për shembull YouTube, dhe të tjera të lidhura me programe televizive për fëmijë. Kjo vjen pasi prindërit i japin fëmijëve të tyre akses në smartfonët dhe tabletat për ti shpërqendruar ose zbavitur ata.

Sipas studimit, përdorimi i hershëm i pajisjeve elektronike mund të çojë në humbjen e aftësive sociale pasi anëtarët e familjes shpenzojnë më pak kohë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu studimi përmend edhe efektet që kanë teknologjia dhe mediat sociale në fëmijët. Platforma si Snapchat, Instagram dhe Twitter kanë një impakt shqetësues në shëndetin mendor të moshave nën 18 vjeç. /E Përditshmja