Siguria në plazhe, Bashkia Sarandë shton kontrollet ndaj motorëve të ujit

Për të garantuar një sezon sa më të sigurt për pushuesit, bashkia e Sarandës ka shtuar kontrollet ndaj plazheve për të parë respektimin e distancës që duhet të mbajnë motorët e ujit (Jet Ski).

Për të garantuar një sezon sa më të sigurt për pushuesit, bashkia e Sarandës ka shtuar kontrollet ndaj plazheve për të parë respektimin e distancës që duhet të mbajnë motorët e ujit (Jet Ski).

Bashkia e Sarandës bënë me dije për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se kontrollet ujore kanë funksionuar si asnjëherë tjetër dhe se janë marrë të gjitha masat ndaj subjekteve private që kanë marrë me qira plazhe, për respektimin e distancës së mjeteve motorike ujore.

“Kontrollet ujore kanë funksionuar si asnjëherë tjetër dhe janë marrë të gjitha masat ndaj të gjitha subjekteve që kanë marrë me qira plazhe publike për përdorim privat, janë shtrënguar me qëllim që në mënyrë sa më korrekte të zbatojnë VKM e publikuar nga qeveria, për të respektuar distancat e notimit, si dhe vizimin e plazheve”, bënë me dije bashkia.

Duke u ndalur te rreziku që mund tu kanoset pushuesve të Sarandës dhe Ksamilit, bashkia e Sarandës thekson se deri tani rreziku i ardhur nga mjetet motorike ujore, janë të papërfillshme, pasi qarkullimi i tyre është i pakët dhe janë jashtë korridoreve të hapësirave të vijëzuara në det.

“Rreziqet deri tani nga “jet sky” janë të papërfillshme. Qarkullimi i tyre në det është i pakët këtë vit dhe janë jashtë korridoreve të hapësirave të vijëzuara në det. Deri tani asnjë ngjarje nuk është shënuar nga kjo problematikë, si për Sarandën dhe Ksamilin të cilat janë nën kontroll të plotë”, thekson bashkia.

Për të siguruar një sezon sa më të sigurt për pushuesit vendas dhe të huaj që vendosin të kalojnë muajt e nxehtë të verës në plazhet e Shqipërisë, qeveria ka shtrënguar masat ndaj motorëve të ujit./atagov