Si ndodhi shpërthimi në banesën e të dënuarit për vrasje, Gazmir Daci

Kjo është videoja e momentit të shpërthimit me eksploziv që ndodhi pak pas mesnatës së sotme në zonën e Bathores, në shtëpinë e të dënuarit për vrasjen e vëllezërve Kolaveri, Gëzim Daci.

Kjo është videoja e momentit të shpërthimit me eksploziv që ndodhi pak pas mesnatës së sotme në zonën e Bathores, në shtëpinë e të dënuarit për vrasjen e vëllezërve Kolaveri, Gëzim Daci.

Ka qenë një mjet që është parkuar në afërsi të banesës trekatëshe të familjes dhe më pas shihet një i ri duke vrapuar. Ka qenë vetë familja Daci që ka vendosur një kamera sigurie jashtë ambienteve të saj, nga ky është fiksuar gjithçka.

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë në banesë vajza e familjes bashkë me dy fëmijët e saj, dhe vetë Xhelal Daci.

Jashtë kamerave familjarët shprehen se shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe ata kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ata shprehen se policia nuk ka vepruar edhe pse ata kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje disa herë.

Kjo është hera e dytë që familja e Dacit sulmohet me eksploziv, ndërsa vetë të riut i është bërë atentat me snajper në  burgun e Vaqarrit, shkruan Report TV.