Si mund të bëheni shefi që punonjësit tuaj ëndërrojnë

Njerëzit pozitivë e ndërtojnë jetën e tyre në bazë të forcave të tyre. Ata e dinë që duke punuar në pikat e dobëta të tyre, ata thjesht do të rrisin performancën e tyre dhe do të bëhen më të aftë

Ju nuk keni nevojë për një ekip prej 100 personash, që të jeni lider. Pavarësisht nëse skuadra juaj është e madhe ose tepër e vogël, performanca juaj do të jetë më e mirë, duke bërë bashkë njerëz të suksesshëm që bëjnë punë të suksesshme. Në tendencën për të kapërcyer të ashtuquajturin “sindromën e imponuesit”, është vënë re se shefat shpesh e parashikojnë ekipin e tyre vetëm si një shtyllë mbështetëse e nevojshme për t’i ndihmuar ata të rrisin rezultatet e tyre. Shumë rrallë, ata e kuptojnë se njerëzit që ata menaxhojnë mund të jenë një ekosistem i fuqishëm me jetë të pavarur dhe potencial për tu shfrytëzuar. Ky grup njerëzish, pra ekipi i punës, mund ta sjellin atë shumë më larg sesa pritej në planin e biznesit.

Roli i një shefi të mirë është të t’u japë anëtarëve të ekipit të tij kushtet e duhura për të punuar dhe të arrijnë të ndërthurin aftësitë e tyre së bashku me karakterin, dhe për këtë arsye ata ndjekin, ato që quhen ” 4P-të e udhëheqjes së suksesshme” të cilat janë:

1.Performanca

2.Potenciali

3.Perceptimi

4.Personaliteti

Njerëzit pozitivë e ndërtojnë jetën e tyre në bazë të forcave të tyre. Ata e dinë që duke punuar në pikat e dobëta të tyre, ata thjesht do të rrisin performancën e tyre dhe do të bëhen më të aftë. Shefat e mirë krijojnë ekipe njerëzish të suksesshëm, duke krijuar ekipe super të talentuar ku njerëzit duhet të forcojnë pikat e tyre më të forta, në një ekuilibër harmonik bashkëpunues, që mbulon të gjitha nevojat dhe këndvështrimet. Kur njerëzit punojnë për atë që ata natyrisht janë të mirë, ata kanë tendencë të performojnë më të lumtur dhe më mirë.

Menaxherët e mirë e bëjnë ekipin të ndihet krenar dhe i lumtur me misionin përfundimtar të kompanisë. Punonjësit e mirë punojnë që direkt të marrin një rezultat pozitiv për veten dhe kompaninë. Punonjësit e jashtëzakonshëm duhet të shohin gjithashtu ndikimin më të madh të punës së tyre në botë dhe të përmbushin me të misionin e tyre personal. Punonjësit e lumtur, besnikë dhe të suksesshëm, janë ata që shohin një vlerë të denjë pas asaj që ata bëjnë.

Një studim nga Universiteti i Edinburgh, ka raportuar, niveli i lartë i stresit në punë lidhet drejtpërdrejt me uljen e performancës së stafit dhe produktivitetit, vendimmarrje të dobët dhe angazhim të dobët në punë. Prandaj, menaxhimi i mirëqenies së punonjësve është thelbësor për të siguruar nivele të larta të performancës. Shefat e mirë sigurojnë që punonjësit e tyre të kenë lirinë për të menaxhuar kohën dhe energjinë e tyre. Shefat e mëdhenj janë gjithashtu shqetësues për mënyrën e krijimit të një mjedisi pune që kujdeset për sferat fizike, mendore, emocionale dhe shpirtërore të njerëzve që ata po menaxhojnë.

Shefat e mirë ndërtojnë në një vend ‘’pozitiv’’ për ekipin e tyre!

Vendi, jo si hapësirë ​​fizike por si “gjendja e tanishme e qenies” tonë është një element thelbësor i suksesit individual. Ndërtimi i një “vendi” pozitiv kërkon të kuptuarit e lumturisë si parakusht për sukses dhe vendosjen e lumturisë në qëllimin kryesor të jetës që duhet të arrihet. Shefat e mëdhenj e kuptojnë jetën në dimensionin e saj të plotë dhe punën si një pjesë më shumë e saj. Ndërsa ndjekin lumturinë e tyre, si dhe lumturinë e punonjësve të tyre, ata sigurojnë të krijojnë një rrjedhë të qëndrueshme të punës që përputhet me ekipin e tij dhe stilin e tyre të jetesës.

Ata synojnë të bëhen versioni më i mirë i vetvetes.

Ne nuk mund të japim atë që nuk kemi! Shefat e mëdhenj pranojnë se nuk dinë gjithçka. Shefat e mëdhenj kanë të meta. Shefat e mëdhenj jetojnë në një proces të vazhdueshëm mësimi po aq sa pjesa tjetër e qenieve të vdekshme. Shefat e mëdhenj i nënshtrohen gjithashtu ankthit, stresit, frikës dhe dështimeve…

Por ata e dinë që të bërit versionin më të mirë të vetvetes është një betejë e përditshme për të kapërcyer dobësinë dhe negativitetin duke u perqëndruar në pikat e forta dhe zhvillimin. Udhëheqësit e mëdhenj fuqizojnë ekipet e tyre duke vënë në pah pikat e tyre të veçanta unike ndërsa ndjekin misionin e tyre personal, por pa harruar që duhet të ndihmojnë të tjerët gjatë rrugës.

Elefteria Zguri/ SCAN