Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?


Dollari amerikan duket se ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 96 lekë dhe duke u shitur me 96.9 lekë në raport me javë e shkuar sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane duket e qëndrueshme këtë të hënë duke mos pasur luhatje të konsiderueshme të kuotës teksa është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të vlerës teksa vijon sot të blihet me 109.2 lekë dhe të shitet me 110.2 lekë krahasuar me javën që lamë pas.

Paundi britanik duke se ka rikuperuar pikë gjatë këtyre dy ditëve teksa është blerë sot me 120.8 lekë dhe është shitur me 121.8 lekë krahasuar më javën e kaluar referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN