Monedha europiane duket se vijon rënien e saj edhe këtë fillim jave duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë në raport me javën që lamë pas.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka fituar pikë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 94.7 lekë dhe duke u shitur me 95.6 lekë në raport me javën e shkuar.
Franga zvicerane është blerë këtë të hënë me 105.3 lekë dhe është shitur me 106.3 lekë krahasuar me javën e kaluar duke shënuar kështu një rënie të vlerës.
Paundi britanik duket relativisht konstant duke u blerë sot me 119.2 lekë dhe duke u shitur me 120.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN