Si do të jetë moti nesër

Dita e nesërme do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm me kthjellime të shumta sidomos paradite.

Vranësira të lehta do të shtohen gjatë pasdites ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje gjatë ditës duke u luhatur në vlerat nga -1°C deri në 19°C, shkruan ora news.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzimin 2 – 3 ballë.