Shtrenjtohet nafta dhe benzina, çmimet e reja të hidrokarbureve

Nafta dhe benzina janë rritur me disa lekë, me vendimin e sotëm të Bordit të Transparencës.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.