“Shteti shqiptar nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Turqisë”

Shteti shqiptar dhe vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, falënderoi Turqinë dhe Presidentin e saj Recep Tayyip Erdoğan për ndihmën e ofruar në menaxhimin e situatës si dhe për ndërtimin e 500 njësive banimi, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, falënderoi Turqinë dhe presidentin e saj, Recep Tayyip Erdoğan për ndihmën e ofruar në menaxhimin e situatës dhe për ndërtimin e 500 njësive banimi, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Rama inspektoi zonën e goditur nga tërmeti në Durrës pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6,3 ballë që shkaktoi 51 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur.

Në një deklaratë mediatike Rama tha; “Dua t’ju falënderoj me gjithë zemër në emër të secilit, sepse ajo që Turqia dhe Presidenti Erdoğan personalisht po bën për të ndihmuar është e paharrueshme, nuk do ta harroj kurrë”, theksoi Rama, raporton TRT.

Rama po ashtu lavdëroi punën e ekipeve turke që morën pjesë në aktivitetet e shpëtimit në zonën e prekur.Türkiye-den Arnavutluk-a yardım eli_10.jpg

“Ekipet tuaja janë fantastike dhe janë heroj, sikurse edhe të gjitha ekipet e tjera “,deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Ai falënderoi Turqinë dhe presidentin turk Erdoğan edhe për ofrimin e spitaleve për trajtimin e të lënduarve dhe paralajmëroi se do të fillojnë me dërgimin e disa personave për shërim.

Ndryshe, në Shqipëri nga Turqia kanë shkuar ekipe për kërkim-shpëtim, mbështetje shëndetësore, ndihma humanitare dhe ekipi mediatik. Turqia dërgoi po ashtu kamionë me ndihma humanitare me 120 tenda, 2.750 batanije dhe 100 sete higjienike.

Ndërkaq, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Ekipi i Ndihmës Humanitare i AFAD-it kanë ngritur tenda dhe janë duke i plotësuar nevojat e banorëve.

Nga ana tjetër, Delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe Turke i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Dr. Ibrahim Altan dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük vizituan të prekurit nga tërmeti në Durrës.

Delegacioni i kryesuar edhe nga përfaqësuesit e AFAD-it vizituan të prekurit e tërmetit që ishin vendosur në një sallë sportive në Durrës. 

Altan dhe Yörük biseduan një kohë me qytetarët, dëgjuan hallet e tyre. Në vizitë ata ishin të shoqëruar edhe nga përfaqësues të Kryqit të Kuq nga Shqipëria.

Ndërsa, ambasadori Yörük tha se Turqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie shumë të veçanta.

Ai duke folur edhe për paralajmërimin e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me ndërtimin e500 njësive të banimit në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues që goditi këtë shtet tha: “Shpresojmë se në ditët në vijim do të kontaktojmë autoritetet shqiptare në lidhje me këtë temë”.

Ndërsa, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon ndihmat për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor,

TIKA shpërndau në vijim 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për të prekurit shqiptarë dhe romë në Tiranë dhe Shijak.

Zv.kryetari i Bashkisë së Shijakut, Nazmi Kondo deklaroi se ndihma që u vjen nga Turqia është një ndihmë që e vlerësojnë jashtë mase, sepse u vjen në një moment shumë të vështirë…

“Në emër të kryetarit të Bashkisë dhe të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti ju shprehim mirënjohjen tonë dhe falënderimet më të ngrohta. Ju faleminderit gjithëve”, tha ai.

Ndihma nga TIKA janë shpërndarë edhe në Vorë. Përfaqësuesi i bashkisë së Vorës ka falëndëruar qeverinë turke për këto ndihma të konsiderueshme për banorët e Vorës dhe jo vetëm…

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbledhur në një tryezë ambasadorët në Tiranë, ku iu tha se është jashtëzakonisht falënderues ndaj ndihmës të shteteve prej nga ata vijnë. 

Rama theksoi se liderë të tillë sipresidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kreu i shtetit francez, Emanuel Makron si dhe Conte ishin fantastikë në qëndrimet e tyre. Edi Rama u shpreh se është mirënjohës ndaj këtij solidariteti për Shqipërisë…

“Unë iu jam falënderues të gjithë liderëve europianë që reaguan për situatën, dua të falënderoj presidentin Erdogan, presidentin Makron, kryeministrin Conte por edhe të tjerë që u solidarizuan me Shqipërinë. Është e mrekullueshme që për këtë situatë reaguan edhe liderët e shteteve fqinje. Është impresionuese si reaguan Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, për të mos folur më pas për vëllezërit tanë në Kosovë. Ndjesë nëse harroj ndokënd, por të gjithë kanë qenë të shkëlqyer. …”, tha Rama.

Ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük, tha në takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të tjera se në Shqipëri kanë ardhur ekipet që do të bëjnë të gjitha studimet dhe në bashkëpunim me qeverinë të ndajnë vendet dhe qytetet, ku do të ndërtohen këto godina të reja për gjithë të prekurit nga tërmeti…

“Që nga momenti i parë ne filluam të bashkërendojmë përpjekjet me qeverinë shqiptare. Ekipe nga Turqia erdhën brenda 12 orësh, agjencitë e fatkeqësive erdhën për operacionet e kërkim-shpëtimit, Ministria e Shëndetësisë dërgoi 8 ekipe mjekësore”, tha ai, duke shtuar se Gjysmëhëna turke ka filluar të bëjë fushatë në Turqi për të ndihmuar gjithë ata njerëz vëllezër dhe motra në nevojë”, deklaroi ai. “Siç e dini, z.Kryeministër, Presidenti Erdogan që nga dje njoftoi se Turqia do të ofrojë 500 njësi banimi në zonat e prekura nga tërmeti. Në këtë kuptim, që sot në mëngjes ekipet tona të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Urban kanë mbërritur në Tiranë dhe sot patëm një takim të rëndësishëm nën patronazhin e ministrit të Kulturës për të bashkërenduar projektet për strehimet e reja. Në këtë kuadër, ekipet shkuan në terren në Durrës dhe në Laç për verifikimin e dëmit dhe për të kërkuar zona të përshtatshme për të ndërtuar këto apartamente të reja. Modeli i punës i agjencisë sonë të strehimit publik nuk punon duke i prishur një nga një shtëpitë në vende të ndryshme sepse unë fola me kryetarin e ekipit para se të vija në këtë takim, dhe më thanë që ka nevojë që qeveria t’u tregojë zonat në qytetet ku ju mendoni se duhet t’i bëjmë, në Durrës, Laç, Lezhë apo kudo, por ata nuk përdorin modelin e transformimit të qytetit apo rrugëve. Misioni i tyre është të ndërtojnë shtëpitë e reja”, deklaroi ambasadori turk.

Ndërkaq, kreu i qeverisë, Rama takoi forcat e kërkim-shpëtimit nga Turqia, Franca, Italia, dhe Rumania. Rama u shprehu mirënjohjen e tij të gjithëve dhe i falënderoi për punën e bërë. Rama u tha atyre se Shqipëria nuk do e harrojë kurrë atë që ata bënë në këtë kohë të vështirë.

Duke folur për Radio Televizionin Shtetëror të Turqisë-TRTdhe agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) mbi aktivitetet e ardhshme pas tërmetit që mori jetën e dhjetra personave, kryeministri Rama tha sapo kanë filluar të bisedojnë për hapat e ardhshme dhe se tani është koha që të kujdesen për familjet e prekura…

“Ne duam t’i vendosim ata në shtëpi më së voni deri në mes të dhjetorit. Por, natyrisht është larg nga e mjaftueshmja pasi që janë mijëra e mijëra familje që duhet t’u ndërtohen shtëpitë ose të sigurohen se ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar po ashtu theksoi se me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan vazhdimisht ka kontaktuar në telefon dhe e ka informuar për aktivitetet në terren, pasi që, siç thotë, ai beson tek presidenti Erdoğan dhe ndihma e tij nuk është një “surprizë”.

“Nuk është suprizë për mua, e dija që ai do ta bëjë më të mirën. Ai është një burrë që kur thotë ‘po’ është ‘po’ dhe kur thotë ‘jo’ është ‘jo’… ju pëlqen ose nuk ju pëlqen, “po” është “po” dhe “jo” është “jo”, u shpreh kryeministri Rama.

Presidenti Erdoğan ka paralajmëruar se pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, vendi i tij “si vëllezër turq do të ndërtojë 500 njësi të banimit në Shqipëri”.

Ndërsa, Delegacioni Turk i përbërë nga Drejtoria e Administrimit të Banesave Publike dhe Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Erdoğan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e parë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Elva Margariti, Ministrja e Kulturës së Shqipërisë.