Shteti Georgia në SHBA do të rinumërojë votat

"Me një diferencë kaq të vogël, do të ketë një rinumërim", tha sekretari shtetit Georgia, Brad Raffensperger...

Shteti Georgia në SHBA do të rinumërojë votat për shkak të diferencës tepër të ngushtë mes kandidatëve, njoftoi sot sekretari i këtij shteti, Brad Raffensperger, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

“Me një diferencë kaq të vogël, do të ketë një rinumërim”, tha Raffensperger para përfaqësuesve të mediave.

“Rezultati përfundimtar në Georgia në këtë pikë ka implikime të mëdha për të gjithë vendin. Investimi është i madh dhe emocionet janë të larta nga të gjitha anët. Ne nuk do të lejojmë që këto debate të na tërheqin vëmendjen nga puna jonë. Ne do ta bëjmë atë që duhet”, shtoi ai.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi kandidati demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA kaloi në epërsi në shtetin Georgia kundrejt presidentit amerikan Donald Trump. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Biden udhëheq ndaj Trump-it me rreth 1.500 vota.Shteti Georgia në SHBA do të rinumërojë votat