Nga Redi Shehu
Në shtatorin e 2024-tës gjithë ngelëm të shastisur nga një deklarate e kryeministit Rama i cili thjesht hoqi siguresën e nje detonatori që nuk do të vononte të shpërthente më vonë. “Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj!” do të shkruante New York Times, një shtet sovran të urdhërit të bektashinjve. Kryeministri Rama nga Sh.B.A-të, as më shumë e as më pak se në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara deklaroi se Shqipëria si një vend i vogël ka bërë gjithnonë gjëra të mëdha. E sigurisht, këtu e kishte fjalën për bëmën e fundit atë të “shtetit bektashi”. Fakti që një deklaratë e tillë, që do të trondiste çdo komb të botës kur bëhet fjalë për krijimin e një njësie shtetërore brënda të njëjtit shtet, u bë në institucionin më të lartë si OKB, tregon për seriozitetin me të cilin ky projekt është programuar.
Menjëhere, një ortek i opinionit publik në Shqipëri, dha sinjalet e para se kjo nismë përceptohej të ishte në kufinjtë e marrisë por që prekte edhe territoret e tradhëtisë. U rrekën i madh e i vogël të gjenin se cila ishte nevoja e arsyeshme e themelimit të këtij shtetit nga gjoja bektashinjë patriotë të cilët kishin punuar aq shumë për shtetin shqiptar por që tani, ndryshe nga të parët e tyre, kishin ndërruar zanat dhe donin të punon për vete. Refuzimi publik u ngrit si një mur i madh prej betonit ndaj të cilit kryeministri sot e kësaj dite është i bindur se rënia me kokë e këtij muri do sjellë ndryshimin e duhur. Është e vështirë të besohet se meraku më i madh i kryeministrit Rama në lidhje me bektashinjtë shqiptarë është mbijetesa e tyre. Papritmas, nga indiferenca e spikatur shumëdekadëshe për fetë, sot përkujdesja për bektashizmin i kalon edhe caqet e imagjinatës. Domethënë, nëse je në rrezik zhdukjeje, mënyra më e mirë për të mbijetuar është të kesh një shtet tëndin. Kjo histori bie era nga fillimi deri në fund.
Bektashinjë nuk kanë qenë asnjëherë specie në zhdukje në Shqipëri gjatë periudhes së demokracisë. Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë qenë të përkëdhelurit e të gjitha ambasadave dhe për më tepër, kanë qenë të mbajtur me fonde të majme aq sa në kohën kur myslimanët si maxhorancë e këtij vendi, prej dekadash nuk gëzonin xhaminë e madhe, bektashinjtë kishin mauzeleumin e tyre madhështor edhe pse përbënin 2.5% të popullsisë. Shteti bektashi i cili do promovojë tolerancën fetare?!. Toleranca fetare në Shqipëri është ndërtuar nga aktorët kryesore fetarë në këtë vend, ku sipas madhësisë është edhe kontributi i tyre. Bektashinjë të cilët deri në 2024 ishin në kufinjtë e 2.5%, nuk mund të përbëjnë premisën kryesore nga ku mund të promovohet toleranca fetare. Pastaj, përse një kërkesë e tillë kur Shqipëria shquhet për këtë fakt tashmë prej kohësh?
Abuzimi me versionin tolerant të Islamit është sa qesharak aq edhe shqetësuses sepse përbën ndërhyrjen e shtetit dhe politikës në të përcaktuarit se si duhet të jenë besimet fetare. Islami ka një natyrë të vetën e cila është universale dhe përmblidhet ne librin e vet të shenjtë dhe në traditën profetike. Këto janë të vetmet autoritete qe përcaktojnë natyrën e besimit. Toleranca është krenaria e Islamit dhe e faktuar gjatë kursit të historisë. Çdo gjë tjetër jashtë këtij kuti matës është abuziv dhe i devijuar. Një shtet bekashi mysliman i cili do lejojë atë që libri i shenjtë dhe tradita profetike ka ndaluar, e nxjerr automatikisht atë nga të qënurit islam dhe për pasojë nga të qënurit tolerant.
Paralelizimi i shtetit bektashi me Vatikanit, është jo vetëm i pavënd por dhe pa asnjë mundësi ngjashmërie. Vatikani në kursin e vet historik 2 mijëvjecar ka një vektor që shkon nga zgjerimi drejt reduktimit. Nga shtrirja ndërkontinetale në histori si shtet në reduktimin e nje minishteti me Paktet Laterane në 1929-tën. Vektori i kundërt ndodh me shtetin Bektashi i cili nga një bërthamë e vogël e copëzuar brënda disa shteteve dhe brënda një feje universale si Islami e pa qenë kurrë shtet, kërkon të zgjerohet drejt një shteti si qëndër globale. Kjo behet vetem nese ke qellime te dyshimta gjeopolitike.
Bektashinjtë më shumë se kryeqendër botërore janë një qëndër e cila tenton të jetë panshqiptare. Bektashinjtë nëpër botë nuk e njohin autoritetin e kryegjyshatës bektashiane të Shqipërisë e për rrjedhojë, bie edhe thelbi narrativ i krijimit të këtij shteti. Dashuria për vendin dhe kontributi ndaj tij nuk janë cilësi vetëm e bektashinjve, dhe për më tepër nuk janë kriter për t’u pajisur me të drejtën e formimit të një shtetit të ri.
Projekte të tilla të cilat mund të sjellin demtime të rënda të fibrës fetare dhe sociale në vend, janë tepër të rrezikshme në mjedisin e një shoqërie të lirë si ajo shqiptare. Shumë prej nesh kanë pikëpyetje të mëdha rreth këtij projekti, përgjigjen e të cilit më mirë se kudo tjetër mund ta gjejnë tek prezenca e hebrenjve dhe promovimi i tyre që i bëjnë Baba Mondit.