Shtëpitë “Hobbit” në Sivas tërheqin vëmendjen e vizitorëve

"Njerëzit kanë nevojë për vende të tilla, sepse qytetet betonizohen çdo ditë e më shumë. Shohim se ka kërkesa jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit", thotë Aydın

Shtëpitë të cilat Bashkia Sivas në Turqi i ka ndërtuar në një hapësirë në afërsi të qytetit duke u frymëzuar nga “shtëpitë Hobbit” në filmin “The Lord of the Rings” ka ngjallur një interes për vizitorët dhe turistët jashtë vendit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Shtëpitë të cilat në etapën e parë u ndërtuan 7 prej tyre në kodrinë dhe të cilat tërheqin vëmendjen me arkitekturën e tyre, ofrojnë për vizitorët mundësi akomodimit në komoditetin e një hoteli të ndërthurur me natyrën. Me rritjen e kërkesës, e cila shtohet dita ditës numri i shtëpive të ndërtuara në kuadër të projektit të punimeve për fazën e dytë u rrit në 24.

Gjithashtu për shkak të kërkesave të mëdha nga jashtë vendit planifikohet që të rritet në 50 numri i shtëpive ‘Hobbit‘ të cilat janë ndërtuar me kushtet për të plotësuar të gjitha nevojat e një familjeje, përfshirë brenda tyre kuzhinë, dhomë pritjeje, dhomë gjumi dhe ambiente të tjera të nevojshme.

Kryetari i Bashkisë së Sivasit, Sami Aydın, në një deklaratë për AA tha se kanë ndërtuar shtëpitë ‘hobbit‘ në nëntokë në një hapësirë e cila ka në pah bukurinë natyrore dhe afërsinë me qendrën e qytetit.

Aydın ka bërë të ditur se i kanë ndërtuar këto shtëpi duke i parashikuar që ato të jenë të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë për shkak të arkitekturës së tyre që janë ndërtuar të ngulitura në tokë dhe se me rritjen e interesit publik ata kanë rritur numrin e shtëpive ‘Hobbit‘.

Ai tha se në kuadër të kërkesave e kanë rritur në 24 numrin e shtëpive. “Planifikojmë që këtë numër ta rrisim në 40-50. Shohim se ato janë pëlqyer shumë. Kemi vërejtur se njerëzit me familjet e tyre e kanë larguar lodhjen e një viti për disa ditë që kanë qëndruar në këto ambiente natyrore”, shtoi Aydın.

Sipas tij, ka kërkesa kryesisht nga vendet e Lindjes së Largët. “Njerëzit kanë nevojë për vende të tilla, sepse qytetet betonizohen çdo ditë e më shumë. Shohim se ka kërkesa jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit ku njerëzit kanë dëshirë të vijnë dhe të vizitojnë si dhe të qëndrojnë në këto vende madje edhe në grupe. Kërkesat janë edhe nga vendet e Lindjes së Largët përfshirë Malajzinë. Besoj se me kohë kërkesat do të jetë edhe më të shumta nga vende të ndryshme”, thotë Aydın.

“Njerëzit kudo mund të gjejnë hotele me pesë yje, por është e vështirë të gjesh një vend në natyrë, një vend ku fëmijët mund të luajnë qetë dhe ku ju mund të pushoni”, tha Aydın duke shtuar se shtëpitë “Hobbit” janë një projekt i bërë me qëllimin për të përmbushur këto nevoja.

Në vijim Aydın thotë se ky projekt i ndërtuar për herë të parë në qytetin Sivas të Turqisë përbën një shembull, një model për shumë qytete, ku edhe bashkitë e qyteteve tjera kanë kontaktuar me të për punime të ngjashme.