Shqiptarët që kthyen vilën në Belgjikë në fabrikë kanabisi

Dy shqiptarë janë dënuar nga drejtësia belge pasi akuzohet se kishin ngritur një fabrikë kanabisi në një vilë në qytetin Genval.

Dy shqiptarë janë dënuar nga drejtësia belge pasi akuzohet se kishin ngritur një fabrikë kanabisi në një vilë në qytetin Genval. Gentian L., i datëlindjes 1980, u dënua me 30 muaj burg dhe me një gjobë prej 8,000 euro si dhe iu konfiskua pasuria e tij prej afro 20,000 euro.

Ndërsa Kristjan D., u dënua me dy vite burg si dhe me 8000 euro gjobë. Të dy shqiptarët drejtonin një plantacion kanabisi në një vilë në Genval. Qiraja e vilës, e cila ishte 1,200 euro në muaj  shlyhej një herë një 6 muaj nga Gentian L, raporton dhnet.be. 

Pas bastisjes në banesë policia gjeti 845 bimë kanabis. E ndërsa identiteti i Gentian. L u dha për hetuesit nga pronari i vilës, bashkëpunëtori i tij është identifikuar përmes ADN-së pasi në pronë u gjetnë doreza që ai përdorte për tu kujdesur për bimët.  Kristjan D., rezultonte se ishte dënuar më parë me 3 vjet si dhe ndaj tij ishte dhënë një urdhër dëbimi. Ai ka pretenduar se nuk kishte fare lidhje me drogën e gjetur në banesë, por gjykatësit i kanë hedhur poshtë pretendimet e tij dhe e kanë dënuar./abcnews.al