Shqipëria nis planin e vaksinimit të detyrueshëm! Nis me mjekët, mësuesit e studentët

Shqipëria do të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për disa kategori. Kjo u bë e ditur nga ministrja e shëndetësissë, Ogerta Manastirliu në mbledhjen e komitetit teknik të ekspertëve.

“Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shpejt planin për një fazë të re të fushatës së vaksinimit ku do të detyrohen disa kategori që të vaksinohen dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në në vijim” tha Manastirliu.

Duke nisur nga muaji shtator, mjekët, mësuesit e studentët janë të detyruar të vaksinohen. ”Komiteti i ekspertëve të vaksinimit, ka vendosur rekomandimin e vendosjes së detyrueshme për grupet më të riskuara duke filluar me stafet mjekësore dhe studentët. Vlerësohet se shtatori duke qenë muaji i hapur për të gjitha stafet mjekësore, arsimtarë dhe studentët të kryejnë dhe të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit” tha zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.